Uniteti Progresiv realizon aktivitetin e radhës

Shoqata qytetare “Uniteti Progresiv”, sot realizoi një vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Aktivitet ky i planifikuar në kuadër të Shkollës për edukim politik, të organizuar po nga kjo organizatë.

Shkolla për edukim politik, ka për qëllim ngritjen e nivelit të kulturës politike te rinia dhe në kuadër të saj deri tani janë organizuar ligjerata edukative me tema të shkencave politike, si dhe janë planifikuar vizita në institucione shtetërore brenda dhe jashtë vendit, me qëllim që pjesëmarësit përveç njohurive teorike të njoftohen edhe me proceset praktike të politikbërjes.

“Politika është punë fisnike për të mirën e përgjithshme të shoqërisë, me udhëheqjen shtetërore duhet të meren njerëzit më të moralshëm, vetëm kur të bashkohen politika dhe morali atëherë shoqëria do të përjetojë progres, andaj ne kemi filluar këtë iniciativë për të kontribuar sado pak në edukimin politik të të rinjve”, deklaroi Enis Baftijari, kryetari i Unitetit Progresiv, njëherit student i Shkencave politike pranë USHT-së.

Uniteti Progresiv është themeluar me datë 13.02.2015 dhe pa u kryer një vit nga themelimi i saj, veç se ka realizuar një sërë projektesh të cilat kanë synuar të japin kontribut për edukimin e studentëve dhe të rinjve./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button