BE-ja kërcenon Greqinë me përjashtim nga zona Shengen

Gazeta britanike ‘Financial Times’ ka raportuar se BE-ja po kërcenon Greqinë me përjashtim nga zona Shengen.

Sipas BE-së, Greqia duhet të pranojë ndihmë nga agjensia europiane për menaxhimin me kufijtë e jashtëm të Fronteks-it.

Në shkrim thuhet se Greqia është ‘thembra e Akilit’ në zonën Shengen dhe sipas Financial Times, Greqia mbetet njëra ndër anëtaret më të paafta në BE.

“Mos asftësia e Athinës, që t’i mbyllë kufijtë ose që t’i regjistrojë imigrantët shëndërrohet në parodi të parimit, thuhet në Financial Times.

Më tej shkrimi vazhdon që Athina u lejon emigrantëve të vazhdojnë udhëtimin e tyre duke i shëndrruar ata në problem të dikujt tjetër.

Ndërkaq, një përfaqësues i lartë europian ka deklaruar se ‘shkaku kryesor është mungesa e përgjegjësisë.’

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button