Kurdët e Iranit nën “presionin etnik dhe sektar”

Nisja e grevës së refugjatëve kurdë të Iranit duke qepur buzët e tyre ka sjellë në rendin botëror situatën e kurdëve në Iran. Sipas ekspertëve kurdët e Iranit për arsyen se janë edhe kurdë edhe sunni përballen me diskriminimin dhe dënime me vdekje masive. Kurdët duke u lënë të privuar nga mundësitë e punësimit dhe të arsimit vërehen si “problem i sigurisë kombëtare”.

Pasi Maqedonia mori vendimin për të mos pranuar të ardhurit jashtë vendeve si Siria, Iraku dhe Afganistani, refugjatët iranianë duke qepur buzët protestojnë në kufirin grek duke vazhduar të tregojnë reagimet e tyre kundër qeverisë së Maqedonisë.

Refugjatët iranianë kanë nisur grevën e urisë duke qepur buzët e tyre me gjilpërë e fije dhe duke mbrojtur idenë se atë që përjetojnë ato në vendin e tyre janë shumë më të këqija se ato që përjetojnë refugjatët e tjerë të cilët lejohen të kalojnë. Ata kërkojnë që edhe për to të jepet leje për kalim.

– Demokratët i vrasin-

Said, një prej refugjatëve iranianë që pret në kufirin maqedonas në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke theksuar se mendimi se në Iran nuk ka luftë është i gabuar tha se në vendin e tij “çdo ditë” dhe “çdo moment” përjetohet luftë.

Ai duke theksuar se në Iran nga pikëpamja fetare dhe politike nuk ka liri tha se: “Ne jemi kundër qeverisë sonë e cila ka një regjim diktatorial që marrin bazë fenë. Për këtë arsye duam liri”.

Said duke pohuar se në Iran kundër njerëzimit po kryhet një gjenocid u shprehur: “Në Iran lufta nuk do të përfundojë. Njerëzit burgosen. Ata që kanë besime të ndryshme, mendime liberale dhe demokratët i vrasin”. Said i cili thekson se qeveria e Iranit nuk toleron popullatën që nuk mendon si ata ai shprehet më tej se: “Nëse nuk mendoni si qeveria në Iran, vritesh menjëherë. Nuk kemi asnjë gjë për të humbur. Për këtë arsye ndodhemi këtu dhe kategorikisht nuk do të kthehemi”.

Said duke komentuar rreth atyre që janë në grevë duke qepur buzët e tyre dhe duke theksuar se ato kanë qepur buzët pasi në vendin e tyre nuk flitet për lirinë, thekson se nuk kanë alternativë tjetër dhe derisa të hapen rrugët drejt lirisë buzët e tyre do të qëndrojnë të qepura.

– Përjetimet në Iran janë më keq se lufta-

Ndërsa një tjetër emigrant iranian i cili quhet Mahmud tha se: “Në Iran nuk ka luftë. Po të kishte luftë do qëndronim atje dhe rezistonim. Arsyeja që ndodhemi këtu është se ato që përjetohen në Iran janë më keq se lufta”. Mahmud duke shtuar më tej se nuk kanë mundur të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet tha se “çdokush duke shprehur se ‘ju nuk jeni refugjatë‘ interesohen vetëm me sirianët, afganët dhe irakianët. Ne nuk na vendosin në vendin e njerëzve. Këtu ka gra, fëmijë dhe familje”.

– E vetmja gjë që dëshirojmë është liria-

Mahmud në lidhje me protestën e nisur nga disa refugjatë të cilët kanë qepur buzët e tyre ka pohuar se: “Duke qepur buzët, duke vendosur shirit ngjitëse në gojë ne themi: ‘Ne nuk duam bukë dhe ujë. Nuk kemi nevojë për këtë. E vetmja gjë që dëshirojmë është liria. Nuk do ti themi njeriu asnjë gjë. Kjo për ne nuk është një gjë e re, sepse ne edhe në Iran nuk mund të flisnim, nuk mund të shprehnim atë që dëshironim, qeveria jonë vazhdimisht nuk na lejonte’”.

Ndërsa Nushin, një tjetër refugjat iranian i cili qëndronte duke pritur në kufi bashkë me familjen e tij duke theksuar se Irani nuk është një vend i sigurtë ka mbrojtur idenë se ato që po kryen qeveria e tyre po e tërheq popullin drejt rrezikut dhe për këtë arsye ata kanë braktisur vendin e tyre. Nushin duke u shprehur më tej se protesta e heshtjes është një përgjigje e mirë ndaj diskriminimit tha se: “Njerëzit nuk e dinë se çfarë përjetohet në Iran. Sepse televizionet nuk tregojnë të vërtetën në lidhje me Iranin”.

– Përballen me diskriminim sepse janë kurdë dhe sulni-

Lektori dhe Shefi i Degës së Shkencave Politike në Universitetin e Alabamës Jugore Prof. Dr. Nader Entessar, i cili ka folur për AA-në ka deklaruar se në vitet e fundit një numër i madh i të rinjve iranianë kanë braktisur Iranin për arsye politike dhe ekonomike, ku fillimisht kanë kaluar në Irak dhe për shkak të papunësisë shumica e tyre është drejtuar drejt Europës. Entessar duke vënë në dukje se më të arsimuarit dhe më të rinjtë e iranianëve janë refugjatë, ai ka rikujtuar se në vitin 2003 një kurd iranian me emrin Abbas Amini, për të protestuar kundër qeverisë së Britanisë e cila nuk pranoi kërkesën për azil qepi buzët e tij.

Edhe pse nuk ka një shifër zyrtare për popullatën kurde në Iran ku ka një popullsi prej 80 milionë banorësh parashikohet se ata përbëjnë afërsisht 10 përqind të kësaj popullsie. Kurdët të cilët janë sunni nga pikëpamja e gjuhës, etnisë, historisë dhe kulturës e shikojnë ndryshe veten e tyre dhe dalin kundra politikave të cilat nuk lejojnë të shprehin vlerat e tyre të gjuhës, identitetit dhe ato kulturore. Kurdët gjatë gjithë historisë politike të Iranit përballen me diskriminim pse janë kurdë edhe pse janë sunni.

– Ankohen nga shteti që bazohet në sektin shiit-

Analisti i Lartë Politik në Institutin e Lindjes së Mesme në SHBA, Alex Vatanka ka deklaruar se shumica e kurdëve të Iranit nuk janë separatistë, por se kjo nuk do të thotë se kurdët nuk përjetojnë probleme në Iran.

Vatanka ka shtuar më tej se: “Rajoni kurd në Iran ende nuk merr një ndihmë ekonomike të mjaftueshme. Kurdët të cilët shumica e tyre janë sunni, ankohen nga shteti që bazohet në sektin shiit. Kurdët iranianë janë të përmalluar për një sistem politik më përfaqësues, për më shumë mundësi ekonomike, dhe për liri sociale dhe kulturore”.

– Nuk ka asnjë familje që nuk është përballur me dënimin me vdekje-

Rajonet ku jetojnë intensivisht kurdët në Iran mbahen nën presion. Të dënuarit politik përbëhen më së shumti nga kurdët, gjithashtu edhe ata të dënuar që marrin dënime me vdekje përbëhen më së shumti nga kurdët.

Drejtori i Qendrës së Dokumentacionit të të Drejtave të Njeriut në Iran, Rod Sanjabi duke u shprehur se rajoni kurd në Iran ndodhet në mungesën e mundësisë së punësimit dhe nën presionin politik, duke iu referuar raportit të publikuar në lidhje me situatën e kurdëve në Iran tha se “në vitet e fundit nuk ka familje që të mos jetë përballur me ngacmime, arrestime dhe dënime me vdekje”.

Sanjabi ka vënë në dukje se pas revolucionit në rajonin kurd janë kryer dënime me vdekje masive dhe gjithashtu se për kurdët në Iran është shumë e vështirë të gjendet punë, të marrin një arsim të mirë dhe të mbijetojnë.

– Irani, kurdët i vëren si “problem i sigurisë kombëtare”-

Irani i cili nuk pranon se në vend ka problem të çështjes kurde,  i vëren kurdët si “problem i sigurisë kombëtare”. Në vitin 1980 mes kurdëve dhe shtetit të Iranit u nis në Vjenë një negocim i fshehtë për të zgjidhur problemin kurd, por në fazën e fundit të negociatave pasi negociatori iranian vrau me armë përfaqësuesin e kurdëve Abdurrahman Kasımlo në tryezën e negociatave ky proces përfundoi.

Irani i cili shqetësohet edhe nga procesi i paqes në Turqi, përpiqet që të sabotojë procesin e paqes duke ndikuar mbi udhëheqjen e PKK-së. Edhe një prej liderëve të PKK-së, Murat Karayılan, kishte deklaruar se “nëse nuk miratojmë procesin Irani na ka propozuar se do të na japë ndihmë dhe të na japë çdo gjë që dëshirojmë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button