Rusia ka në objektiv civilët dhe opozitarët e moderuar në Siri

Rusia në sulmet ajrore të ndërmarra me pretendimin për “luftën kundër terrorizmit” në Siri deri më sot më shumë ka patur në objektiv opozitarët e moderuar dhe popullatën civile që jetojnë në rajonet nën kontrollin e këtyre grupeve se sa elementët e DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë me 4 nëntor ka njoftuar se që nga fillimi i sulmeve më 30 shtator e deri tani  në sulmet ajrore të ndërmarra në Siri ka realizuar në total 631 fluturime dhe kanë goditur 2 mijë e 84 objektiva. Ndërsa në deklaratën e fundit më 20 nëntor ka pretenduar se në 24 orë kishte qëlluar 190 objektiva të DSESH-it.

Por në kundërshti me deklaratat, sulmet ajrore ruse gjatë muajit tetor janë të përqendruara në rajonet Idlib, Hama, Homs dhe në veri të Halepit. Ndërsa sulmet nga gjysma e tetorit dhe në muajin nëntor kanë patur nën objektiv rajonet në jug të Idlibit, në jug dhe veri të Halepit si dhe në zonën Bayırbucak ku jetojnë intensivisht turkmenët në periferi të rajonit Latakia të cilat ndodhen nën kontrollin e opozitarëve.

Në 2 javët e fundit rajoni Maaret el-Numan në jug të Idlibit shpeshherë ka qenë pre e bombardimeve ruse dhe si pasojë dhjetëra civilë kanë humbur jetën. Gjithashtu edhe rajoni el-Hadır në jug dhe Kafr Hamra në veri të Halepit ku jetojnë civilë këtë muaj kanë qenë vazhdimisht objektivë të bombardimeve ruse.

Ndërsa që prej 3 javësh theksohet se forcat ruse dhe të Asadit kanë patur nën objektiv kryesisht zonën Bayırbucak, ku dihet që Rusia “koordinon” konfliktet mes forcave të regjimit dhe njësive turkmene në rajon, dhe kryen ndërhyrje me raketa ndaj Malit Tukmen (Türkmendağı) nga anijet luftarake që ndodhen në Mesdhe.

Sulmet të cilat nisën duke patur në objektiv fshatin Giman në jug të rajonit që prej 12 ditësh në zonat Acısu, Fırınlık dhe veçanërisht në Kızıldağ të rajonit Bayırbucak vazhdojnë intensivisht me sulmet e avionëve luftarakë rusë.

– Regjimi nuk gjeti pritshmëritë-

Sulmet ajrore intensive të avionëve rusë që mbështesin sulmet tokësore të forcave të regjimit edhe pse vështirësojnë që opozitarët të marrin pozicione mbrojtëse, opozitarët  në masë të madhe vazhdojnë të mbrojnë fitoret kundër regjimit.

Regjimi në muajin tetor në sajë të operacionit tokësor të mbështetur nga ajri nga rusët në veri të Hama-s arriti të përparojë vetëm në 3 fshatra dhe 1 komunë, ndërsa në jug të Halepit vetëm në 3 komuna.

Ndërsa opozitarët brenda të njëjtit muaj duke marrë nga regjimi komunat El Huveyz, Karasi, Tileliyn dhe Mermin në jug të Halepit përparuan drejt jugut. Dhe në fillim të muajit nëntor opozitarët morën nën kontroll rajonin strategjik Morik i cili ndodhet mbi lidhjen Damask-Hama-Halep.

Rajonet Gimam, Kodra 45, fshati Zuvejk, Kryqëzimi Acısu në rajonin Bayırbucak të cilat preken nga sulmet intensive edhe pse kanë kaluar nën kontrollin e forcave të regjimit ato shpeshherë kalojnë në kontrollin e njësive opozitare turkmene dhe të regjimit.

Ndërsa njësitë e lidhura me Ushtrinë Fetih e cila është çatia e opozitarëve në Siri në një operacion të nisur javën e kaluar në jug të Halepit arritën të marrin nën kontroll 5 pozicione në kodra dhe 5 fshatra përreth komunave el-Iys dhe Hadır të cilat ishin nën kontrollin e regjimit, ku gjithashtu opozitarët në rajon vranë 40 ushtarë të regjimit dhe shkatërruan 5 tanke të tyre.

Dy fshatra dhe një kodër në veri të Hamas kanë qenë gjithashtu pozitat e tjera që kanë kaluar nën kontrollin e opozitarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button