Gjermania: Avioni rus për 17 sekonda 2-4 km brenda Turqisë

Pavarësisht mohimeve të vazhdueshme të Moskës zyrtare, dhunimi i hapësirës ajrore turke nga avioni luftarak rus i rrëzuar ditën e martë (24 nëntor) po miratohet dhe provohet me dokumente nga vende të ndryshme.

Forcat e Armatosura të Gjermanisë (Bundeswehr) publikuan një raport sekret, ku theksohet se avioni i rrëzuar tip SU-24 i Forcave Ajrore të Rusisë ka dhunuar hapësirën ajrore turke për 17 sekonda.

Sipas raportit të publikuar në të përditshmen gjermane, “Bild”, në ditën e ngjarjes, avionët rusë kanë fluturuar për 10-15 km në vijë paralele me kufirin turk dhe më pas janë shndërruar në element kërcënues, duke u futur për 17 sekonda 2-4 km në brendësi të hapësirës ajrore turke.

“Gjuajtësit turq tip F-16 i kanë paralajmëruar zyrtarisht avionët rusë. Kjo situatë është konfirmuar edhe nga burimet amerikane”, nënvizohet në raportin e Forcave të Armatosura të Gjermanisë.

Bashkë me raportin, gazeta me seli në Berlin ka publikuar edhe grafik të hartuar nga autoritet gjermane, ku paraqitet shkelja e hapësirës ajrore turke nga avioni rus i rrëzuar nga pilotët turq.

Në këtë raport gjithashtu parashikohet që avioni rus i rrëzuar ishte në mision kundër forcave opozitare, të cilat luftojnë ndaj regjimit sirian; por theksohet se grupet opozitare në fjalë nuk kanë asnjë lidhje me DAESH-in dhe se ato luftojnë kundër regjimit të Esadit, që mbështetet nga Rusia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button