Prokuroria Publike: Janevës do t’i përgjigjemi brenda afatit

Prokuroritë Publike në vend ende nuk e kanë dërguar dokumentacionin për asnjë nga 5 lëndët e kërkuara dje nga Prokuroria Speciale e Katica Janevës. Në një përgjigje me shkrim për televizionin Shenja, prokuroria thotë se do t’i përgjigjen Janevës brenda afatit prej 8 ditësh, siç është parashikuar me ligj.

Nga Prokuroria Publike e Maqedonisë nuk deshën të komentojnë nëse të gjitha 5 lëndët janë kompetencë e Janevës, por vetëm thonë se kompetencat e saj janë të rregulluara me ligjin për prokurori speciale. Dje, prokuroria speciale kërkoi nga prokuroritë publike në vend rastet kundër Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkovit, Gordana Jankullovskës, Mile Janakievskit, por edhe rastin Puçi, ku paraqitet si i dyshuar kreu i LSDM-së Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button