Strugë, konferencë për mbrojtjen e markave të prodhimeve nga bashkëpunimi tejkufitar

Kompanitë anëtare të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore kishin mundësi të njoftohen me epërsitë nga regjistrimi i markave të tyre në kuadër të projektit “Mbrojtja e masave të prodhimeve nga bashkëpunimi tejkufitar”, që Oda e realizonte në partneritet em Entin shtetëror për prodhimtari industriale të Republikës së Maqedonisë, me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian.

Projekti, siç shpjegoi sot në konferencën përfundimtare kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore Nebi Hoxha, është realizuar me kompani nga Maqedonia dhe Shqipëria lidhur me regjistrimin e markave tregtare të prodhimeve.

“Duke pasur parasysh atë se disa anëtare në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri­Perëndimor janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme në mënyrë përpiqemi të mundësojmë mbrojtje dhe siguri lidhur me regjistrimin e prodhimeve të tyre nga marka tregtare. Mbrojtja e prodhimeve nga bashkëpunimi tejkufitar mundëson sigurinë e tyre nga aspekti i këmbimit dhe punës së mëtejshme me këto prodhime”, theksoi Hoxha.

Në kuadër të këtij projekti, informoi ai, janë realizuar analiza, të cilat mund t’i shfrytëzojë Entishtetëror për pronësi industriale për siguri më të madhe të kompanive.

Qëllimi i projektit, sipas udhëehqësit të programit në delegacionin e BE­së në Shkup Jaromir Leviçak, është që t’i plotësojë zbrazëtirat në informimin e kompanive dhe t’i nxisë bizneset që t’i regjistrojnë masat e tyre tregtare. “Një numër i madh i kompanive veçmë i kanë regjistruar kompanitë e tyre”, vërejti Leviçak.

Koordinatorja e projektit Mirushe Xheladini, informoi se gjatë 18 muajve të kaluar kanë pasur trajnime në Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Strugë, ku i kanë informuar anëtaret për beneficionet nga mbrojtja e markave të prodhimeve të tyre.

“Është bërë analizë ku në pika të shkurtëra shkruan për kompanitë të cilat janë të interesuara të aplikojnë për mbrojtjen e markave, si dhe ku dueht të orientohen”, deklaroi Xheladini. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button