Putin akuzon Amerikën: Spiunoi te Turqia për aeroplanin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se janë të implikuara në planin e rrëzimit të aeroplanit luftarak rus në kufi me Turqinë.

Në një konferencë për media në Kremlin sonte, Putin ka thënë se “ShBA‘të kishin informacione të sakta për aeroplanit”.

Putin ka thënë se rusët u kanë dhënë informacione të sakta për aeroplanin amerikanëve, e sipas tij, amerikanët i kanë transmetuar ato informata te Turqia.

“Pala amerikane, e cila kryeson koalicionin të cilit i përket edhe Turqia, kishte informacione të sakta për aeroplanin tonë luftarak. Ne jemi goditur në kohë të saktë dhe në hapësirën e saktë për të cilën Amerika kishte informacione”, ka thënë Putin.

Në konferencë për media, Putin është zotuar se do ta ndihmojë Francën në kërkesën e saj për një “koalicion të madh” kundër ISIS’it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button