Anketa e IRI si matës i objektivitetit

[Recension: “IRI: BDI më e madhe se të gjitha partitë e vogla shqiptare”]

Anketa e fundit e IRI-t në mënyrë indirekte ka luajtur rolin matës të gazetarisë objektive në vend. Politika redaktuese e mediave ka diktuar edhe raportimin mbi rejtingun e anketës së IRI-t.

download (1)Linku deri te artikulli origjinal: “IRI: BDI më e madhe se të gjitha partitë e vogla shqiptare”

Data dhe koha e publikimit: 20.11.2015

Data e recensionit: 26.11.2015

Recensues: Xhenis Sulimani

Produkti gazetaresk që po e recensojmë, informon se Bashkimi Demokratik për Integrim, sipas rezultateve të një ankete, gëzon besim më të madh tek popullata shqiptare se partitë tjera.

“Anketa e IRI-të edhe njëherë dëshmon se partia e Ahmetit gëzon tre herë më shumë besim se partia e Menduh Thacit, PDSH e cila mesi gëzon vetëm 2 përqind të popullatës dhe rangohet me ish partinë e Rufi Osmanit.”

Megjithatë, artikulli fshehë informacionin më të rëndësishëm të gjithë këtij zhvillimi. Në tekst nuk tregohet se nga të gjithë partitë pikërisht BDI ka pësuar rënien më të madhe. Ajo nga 11,4% të besimit nga viti 2014, sot gëzon 6% të besimit. Gazetari duke theksuar rënien e partive opozitare në tekst, ka fshehur faktin se rënien më të madhe e pësoi BDI.

“Nga ana tjetër partitë e vogla shqiptare si Levizja BESA dhe Lëvizja për ferforma në PDSH e Ziadin Selës kanë mar vetëm 1 përqind besim tek qytetarët shqiptar në Maqedoni.”

Artikulli në fjalë, në asnjë moment nuk paraqet shifrat ku mbështet tezat e hedhura. Lexuesve nuk u intereson si gazetari e komenton anketën e IRI-t, por ata duan të informohen saktë, duke u ofruar statistika dhe të dhëna që do të jenë bindës për opinionin. Në këtë mënyrë do të krijohej hapësirë që lexuesit të krijojë opinion nga faktet e publikuara në tekst dhe jo nga komentet e gazetarit.

Në Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë shkruan:

Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha apektet e rëndësishme të temës që trajtohet.

Gazetari nuk guxon ta përdorë median për fshehjen e të dhënave. Objektiv i gazetarit duhet të jetë plasimi i informacionit të vërtetë, të plotë e gjithëpërfshirës.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. IRI apo kushdo qofte me pu`blikimin e ketyre sondazheve behet pjese e ketyre strukturave kriminele, sepse pike se pari ky popull keto sondazhe i merr si nje lloj profecie dhe se dyti i kupton si vullnet te fuqive te medha. Kete situate e shfrytezojne ne menyre perfide keta te pushtetit duke i servirur popullit se ata qenkan per Nato dhe BE, kurse opozita eshte per destabilizim. Menjehere te nderpriten keto sondazhe se ndikojne ne rezultatin e zgjedhjeve, perndryshe ka mundesi qe keta anketues mund te paditen ne gjyq nderkombetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button