Çfarë është Dita e falënderimeve që festuan sot amerikanët?

Dita e falënderimeve ose Thanksgiving Day është një festë shumë e madhe amerikane e cila në SHBA festohet të enjten e katërt të nëntorit. Dita e falënderimeve e shpallur nga Gjorgj Uashington, ka filluar të festohet që nga viti 1789 por pas asaj ka pasur edhe disa periudha kur nuk është festuar. Nga viti 1863, gjatë Luftës Civile në Amerikë, presidenti Abraham Linkoln shpalli vendimin që Dita Kombëtare e Falënderimeve të festohet çdo vit, të enjten e katërt të nëntorit, transmeton Portalb.

Tani më kjo festë në Amerikë i takon Sezonit të Festave bashkë me Krishtlindjet dhe Natën e Vitit të Ri.

Në Shtetet e Bashkuara, lloje të caktuara të ushqimeve janë shërbyer tradicionalisht në Ditën e Falënderimeve. Së pari, gjel deti i pjekur është zakonisht ushqimi kryesor në çdo tryezë. Kjo gjë është aq ë zakonshme sa shpesh kësaj feste I referohen si Dita e gjelit të detit. Patate me lëng mishi, patate e ëmbël, salcë boronicë, misër i ëmbël, perime të ndryshme të vjeshtës dhe byrek me kungull janë ushqimet tjera më të  zakonshme për këtë darkë.

Dita e falënderimeve u krijua si një iniciativë fetare që anëtarët e një grupi të falënderojnë Zotin për një qëllim të përbashkët. Dy rastet e falënderimeve më të masive historike janë 1541 falënderimet pas ekspeditës së Franciosco Vasques de Coronado dhe 1777 falënderimet pas fitores së luftës Revolucionare të Saratogës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button