Nisja e bombardimeve në Siri

Sulme ajrore në Siri kundër ISIS kërkoi Kryeministri britanik Dejvid Kamerun ndaj parlamentit të Uestminster për të ndaluar terrorizmin që sipas tij aktualisht ka drejtuar armët ndaj Mbretërisë së Bashkuar, në mënyrë të vecantë ndaj Londrës.

Parlamenti pritet të votojë javën e ardhshme. Nese dihet që Partia kombëtare Skoceze do të votojë kundër, e hyrë në parlament pas zgjedhejve të 7 majit, nuk dihet ende se cila është strategjia e Partisë Laburiste e drejtuar nga pacifisti Xheremi Korbin. Për Kamerun nuk ka asnjë alternativë tjetër. Sipas tij, Mbretëria e Bashkuar duhet të bashkohet me koalicionin ndërkombëtar dhe të zgjerojë zonën e bombardimeve, nga Iraku ku po kryen sulme ajrore prej kohësh, deri në Siri. Kamerun shtoi se janë të gjitha bazat juridike për një ndërhyrje ushtarake në Siri. Cdo ditë që ne nuk veprojmë është një ditë ku shteti islamik rriet, bëhet më i fortë dhe përgatit sulme të reja.

Duhet të godasim terroristët tani,- theksoi ai.

Kryeministri britanik shpjegoi më tej se qëndrimi i Britanisë së madhe përbëhet nga katër shtylla, e para është një plan anti terror 360 gradë për të evituar sulmet në atdhe dhe që ideologjia helmuese të ushqejë kërcënime të tjera, e dyta është mbështetja ndaj një procesi diplomatik dhe politik në të cilin është jetësore që të marrin pjesë të gjithë aktorët rajonalë përreth një tryeze, përfshirë Iranin dhe Rusinë. Shtylla e tretë është ajo e ndërhyrjes ushtarake, e cila funksionon në Irak dhe mund të funksionojë dhe në Siri, ndërsa e fundit është ndihma humanitare e një entiteti të madh dhe strategjia e qëndrueshmërisë së vendit për një kohë të gjatë.

Për sa i përket rrezikut se një veprimi ushtarak i Mbretëriosë së Bashkuar mund të nxisë raprezale nda ana e isis, Kamerun tha qartë se Londra është që tani në listën e vendeve që ISIS synon të godasë. Madje ai citoi dhe raportime të shërbimit britanik të inteligjencës duke thënë se të gjitha konsultimet dhe këshillat nga ana e ekspertëve ushtarakë, diplomatëve dhe sigurisë thonë se rreziqet e mungesës së ndërhyrjes ushtarake janë më të mëdha se ato që mund të zënë vend pas ndërhyrjes ushtarake, transmeton AbcNews.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button