Forcat ruse sulmojnë vendbanimet civile në Siri, 5 të vdekur dhe 6 të plagosur

Njoftohet se si pasojë e sulmit të forcave ajrore ruse në qarkun jugor Maaret el-Numan të qytetit Idlib të Sirisë që është nën kontrollin e opozitës, humbën jetën 5 civilë, ndërsa 6 u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marrë nga ana e gazetarit të AA-së nga zyrtarët e mbrojtjes civile në qarkun Maaret el-Numan, avionët luftarak të ushtrisë ruse sulmuan vendbanimet civile që gjenden në jug të qytetit Idlib dhe është nën kontrollin e kundërshtarëve të qeverisë.

Zyrtarët të cilët theksuan se në sulmet kanë humbur jetën 5 civil dhe janë plagosur 6 persona, thanë se: “Rusët sulmuan rrugët kryesore në qendër të qarkut. Sulmet shkaktuan dëme të mëdha materiale në rajon”.

– Rusia vazhdon ti shënjestrojë civilët-

Forcat ajrore ruse vazhdojnë ti shënjestronjë vendbanimet civile të Humusit, Halepit, Hamas dhe Idlibit të cilët janë jashtë kontrollit së organizatës terroriste DAESH. Në këto sulme ajrore deri më sot kanë humbur jetën 263 civilë.

Avionët rus dje kishin shënjestruar kamionët të cilët bartin ndihma humanitare në qarkun Azez të Halepit. Në sulme humbën jetën 7 persona, ndërsa 10 persona u plagosën.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button