LR-PDSH: SHGM dhe profesorët universitar të konsultohen për Ligjin për media

Lëvizja për reforma PDSH shpreh mbështetjen për Shoqatat e gazetarëve të cilat protestojnë për të mbrojtur kauzën dhe profesionin e tyre fisnik.

“Vlerësojmë se liderët politik që marrin pjesë në tryezën e bisedimeve janë fajtorët kryesorë edhe për gjendjen e mediave. Ata, në mënyra të ndryshme dhe periudha kohore të ndryshme kanë kontribuar në shtypjen e lirisë së fjalës, mendimit dhe pavarësisë së mediave. Këto bisedime nuk janë serioze përderisa aty marrin pjesë liderë politik që nuk njohin parimet bazë të demokracisë, të njëjtit ata që sponzorojnë censurimin dhe fyejnë gazetarët sa herë që ju jepet mundësia”, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së.

Nga LR-PDSH shtojnë se Media të pavarura do të krijohen atëherë kur pjesë e bisedimeve për propozim-Ligjin për media do të bëhen shoqatat e gazetarëve përmes përfaqësuesve të tyre, por edhe profesorët universitar të lëmisë së shkencave të komunikimit. Gazetarët janë ata që ushtrojnë këtë profesion, ndërsa profesorët eminent mund të japin kontribut shumë-dimensional drejt vënies në binarë të vërtetë të kësaj çështjeje kaq thelbësore për demokracinë dhe demokratizimin e vendit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button