Misioni i OSBE-së në Shkup mbështet shkëmbimin e praktikave më të mira kundër diskriminimit

Shkëmbim i praktikave më të mira në fushën e promovimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi në baza të ndryshme në mes të Komisionit kombëtar kundër diskriminimit dhe organizatës austriake për barazi ishte qëllimi i konferencës së përkrahur nga OSBE të mbajtur sot në Shkup.

Sesionet e konferencës shërbyen si forum për të diskutuar pengesat kryesore për arritjen e barazisë gjinore, si dhe sfidat në mbrojtjen nga diskriminimi në bazë të aftësisë së kufizuar, moshës, dhe përkatësisë etnike.

“Misioni ynë ka ofruar mbështetje aktive për përpjekjet në fushën e anti-diskriminimit në përputhje me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe prej kohësh është organizata e vetme që ka ofruar ndërtimin e kapaciteteve në këtë fushë,” tha zëvendës ambasadorja e Misionit të OSBE-së në Shkup Marianne Berecz. “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për përforcimin e mekanizmave kombëtare anti-diskriminuese në bashkëpunim me të gjitha autoritetet përkatëse.”

Kryetari i Komisionit për mbrojtjen nga diskriminimi, Dushko Minovski shtoi: “Diskutimet e sotme kontribuan për marrjen e njohurive dhe ideve të reja për promovimin e barazisë dhe konceptit të mos-diskriminimit, me qëllim uljen e diskriminimit në vendin tonë, por gjithashtu ndamë shembujt tonë pozitiv me kolegët austriakë.”

Konferenca u organizua nga Komisioni nacional për anti-korrupsion, dhe u mbështet nga Misioni i OSBE-së në Shkup, Ministria austriake e Punës, Çështjeve Sociale dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, si dhe Avokati i Popullit austriak për trajtim të barabartë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button