Sot ora 11, gazetarët protestojnë para Klubit të deputetëve

Sot, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e gazetarëve dhe Instituti maqedonas i mediave në ora 11, para Klubit të deputetëve do të organizojnë protestë, për shkak refuzimit të partive politike që të në bisedime të inkuadrohen edhe përfaqësues të gazetarëve, raporton Portalb.

Kreu i SHGM-së Naser Selmani dje për Portalb tha se mosinkuadrimi i gazetarëve në bisedime është i papranueshëm.

“Nesër ora 11, para Klubit të deputetëve, do të protestojmë për mospërfshirjen tonë në bisedimet ku po trajtohet problemi i mediave. Ne nuk kërkojmë të shkojmë atje t’u imponojmë qëndrimet tona, por është e drejtë e jona të dimë se për çfarë bisedojnë dhe për çfarë merren vesh partitë politike lidhur me mediat, ne kërkojmë që të na jepet mundësi t’i shohim zgjidhjet, t’i analizojmë dhe të kemi mundësi që të ndërtojmë qëndrime para se të miratohen në Kuvend. Kjo është ideja jonë, do të bëjmë çmos t’i bindim partitë politike se kjo mënyrë jo transparente e bisedimeve është jo produktive. Është e paimagjinueshme të vendosësh për fatin e gazetarëve, ndërsa gazetarët dhe mediat i përjashton nga procesi”, tha për Portalb Selmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button