Zarif dhe Lavrov bisedojnë rreth rrëzimit të avionit rus i cili shkeli hapësirën ajrore të Turqisë

Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Rusisë, Javad Zarif dhe Sergei Lavrov zhvilluan një bisedë telefonike në lidhje me rrëzimin e djeshëm të avionit luftarak rus që kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA citoi zëdhënësin e Ministrisë iraniane, Jabir Ensari, i cili konfirmoi se biseda telefonike mes Zarif dhe Lavrov është realizuar mbrëmë vonë dhe se bashkëbiseduesit shkëmbyen qëndrime dhe mendime në lidhje me rastin e lartpërmendur.

Ministri iranian Zarif me këtë rast ka përcjellë shqetësimet e tij homologut rus Lavrov, se ky rast do të thellojë më tej krizën siriane dhe se ky është një mesazh i keq për “grupet terroriste” në Siri.

Dy avionë turq F-16 të cilët në kuadër të angazhimeve ndodheshin me detyrën e patrullimit në rajon ndërhynë ndaj avionit të tipit Su-24 i cili pavarësisht 10 paralajmërimeve të bëra brenda 5 minutave, vazhdoi të shkelë hapësirën ajrore turke në kufirin Turqi-Siri. Rusia, pati njoftuar se avioni i rrëzuar në rajonin Bayırbucak të Sirisë që ndodhet përballë rajonit Yayladağı në qytetin Hatay i përkiste asaj, ndërsa NATO kishte konfirmuar vërtetësinë e informacioneve që Turqia kishte paraqitur rreth çështjes se avioni kishte kryer shkelje të hapësirës ajrore.

Edhe në fillim të muajit tetor avionët luftarakë të Rusisë shkelën hapësirën ajrore të Turqisë, ku dhe zyrtarët rusë pas ngjarjes duke kërkuar falje patën njoftuar se situata të tilla nuk do të përsëriteshin. Ndërsa Turqia kishte ripërsëritur paralajmërimin e saj se do të zbatonte rregullat e angazhimit të cilat përfshijnë kundërpërgjigjen ushtarake ndaj shkeljes së hapësirës ajrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button