Afër heronjve, larg atyre që për trashëgimtar nuk i duan heronjtë

Është e qartë, shoqëria jonë përbëhet nga qytetarë aktiv (të lirë në krijimin e bindjeve të tyre) dhe qytetarë (shumicë) të manipuluar (të cilët nuk kanë lirinë të krijojnë bindje, por realizojnë urdhra). Realitet që nuk është kontribuues në hapat e ndërtimit të shtetit. Realitet “kontribuues” në krijimin e situatave të ndërlikuara (që nënkupton ngecje).

Aktiviteti kërkon sfidë, sfida për qëllime të mëdha të bënë patriot dhe patriot për vendin tënd duhet të jesh gjithherë. Sepse, patriotizmi nuk nënkupton aktivitet vetëm në periudha të caktuara kohore. Secili nga ne kujtojmë me krenari heronjtë e popullit tonë. Secili do të dëshironte të ishte në vendin e tyre. Mirëpo a do të dëshironte dikush të ballafaqohej me vështirësitë që ata përjetuan? Pra, heroizmi nënkupton sfidë. Në këtë kohë Kosova është duke u ballafaquar me çështjen e ekzistencës së plotë apo gjysmake të saj. Prandaj i duhen heronjtë. Heroi i vërtet i Kosovës në këtë kohë, mund të jetë vetëm populli i saj. Sepse, ata që do të duhej ta mbronin, shkaktuan këtë nevojën. Detyra jonë sot është të kujtojmë heronjtë dhe të veprojmë për ta siguruar të ardhmen, që të mos lejojmë që e ardhmja të na gjykoj.

Qytetarëve nuk u falet nëse bien nën ndikimin e deklarimeve të politikanëve të papërgjegjshëm, nuk iu falet nëse zgjedhin atë që është e lehtë. Pra, nuk u falet të zgjedhin heshtjen. Sepse, nuk do të duhej të heshtnin dhe të distancoheshin nga ekzistenca dhe e ardhmja e tyre. Fatkeqësisht, historikisht dimë se, nuk mund të mos dyshojmë në përfaqësimin e udhëheqësve. Dhe veçanërisht në këtë gjendje në të cilën është Kosova, ku të gjitha i kemi të qarta dhe nuk ngrisim zërin, atëherë jemi përgjegjës dhe do të gjykohemi. Përball situatave të tilla si popull na duhet pjekuri. Pjekuri që do të duhej të na mbaj zgjuar në vazhdimësi ndaj zhvillimeve.

Vetëm aktiviteti i tillë, do të na mundësonte të gjykonim saktë. Saktësi që do të na shpëtonte nga deklarata jo të sinqerta dhe do ta arsyetonim veten si qytetar kontribut dhënës. Policët përdoren dhunë! Protestuesit gjuajtën gur mbi policët! Si ju duken këto deklarime? Nëse bëjmë analizë objektive do të arrijmë tek përfundimi se, dhunë ndaj protestuesve përdori qeveria dhe gur mbi policët gjuajti qeveria. Pra qeveria lëndon qytetarë të saj, për qëllime të armiqve tanë. Për qëllim të atyre që vranë prindërit, vëllezërit, motrat, e protestuesve dhe policëve. Të mendosh për çështjen, para se ta kesh pranuar mendimin e tjetrit si të saktë, është pjekuri që të mban larg servilitetit dhe të bënë parimor. Prandaj të gjithë ata qytetarë që nuk lejojnë veten të jenë të poshtëruar dhe shembull kanë

Heronjtë e tyre, të jenë në anën e heronjve, për të mos u gjykuar në të ardhmen. Më 28 Nëntor të kujtojmë Skënderbeun, Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Hasan Prishtinën, Adem Jasharin dhe të gjithë heronjtë tan. Të festojmë afër heronjve dhe larg atyre që për trashëgimtar nuk i pranojnë heronjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button