Ahmeti: Edhe hoxhallarët të kujdesen për shqipen

Përgjegjësinë për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, duhet ta kultivojnë edhe hoxhallarët. Institucionet fetare duhet të tregojnë kujdes, për këtë çështje, sidomos në komunikimin e imamëve me publikun.

Një thirrje e tillë është bërë në Programin 200 nga shkrimtari dhe studiuesi, Xhabit Ahmeti, i cili vërejti se niveli gjuhësor me të cilin komunikojnë përfaqësuesit fetar me publikun, nuk është në nivelin e duhur.

“Niveli gjuhësor me të cilin komunikojnë përfaqësuesit fetar me publikun është “alarmant””, tha Ahmeti.

Kjo është hera e parë që institucioneve fetare u bëhet thirrje për kujdes dhe mbrojtje të gjuhës shqipe.

Këto debate për mbrojtjen e gjuhës erdhën në kohën kur shënohen 107 vjetori i Kongresit të Manastirit, ku u vendos alfabeti i gjuhës shqipe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button