Erdogan – Obama bisedë telefonike: SHBA mbështet Turqinë në mbrojtjen e sovranitetit të saj

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, nw njw bisedw telefonike me Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan lidhur me rrëzimin e avionit ushtarak rus pasi shkeli hapësirën ajrore turke, raporton Anadolu Agency (AA). Obama gjatë bisedës tha se SHBA­-të dhe NATO mbështesin të drejtën e Turqisë për të mbrojtur sovranitetin e vet kombëtar. Të dy liderët ranë dakord se nevojitet që të zhvillohen mekanizma të cilat do të siguronin që incidente të ngjashme të mos përsëriten. Po ashtu u pajtuan në rëndësinë e uljes së tensioneve pas ngjarjeve të sotme që shkaktuan vëmendje të madhe në opinionin botëror.

Nga ana tjetër, kryeministri turk Ahmet Davutogllu po ashtu me anë të telefonit bisedoi me kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilën me këtë rast e informoi për situatën pas rrëzimit të avionit rus. Dje, në orët e para të mëngjesit 2 avionë F­16 të Turqisë ndërhynë ndaj një avioni rus të llojit SU 24 i cili kishte shkelur hapësirën ajrore turke duke e rrëzuar atë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button