Komiteti etik i FIFA-s: Suspendim të përjetshëm për Michel Platinin

Komiteti etik i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) kërkoi suspendim të përjetshëm për presidentin e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) Michel Platini, raporton Anadolu Agency (AA).

Këtë informatë e konfirmoi avokati i Platinit, Thibaut d’Ales.

“Ky ekzagjerim vërtetë ngjallë dyshime në kredibilitetin e komisionit”, tha avokati.

FIFA më herët suspendoi Platinin në 90 ditë në kuadër të hetimit për rastin e pagesës së dy milionë dollarëve në vitin 2011 në të cilën mori pjesë edhe presidenti i suspenduar i FIFA-s, Sepp Blatter. Që të dy u ankuan për vendimin e suspendimit, gjë të cilën FIFA e refuzoi.

FIFA nga maji i këtij viti u trondit kur autoritetet zvicrane ngritën një hetim të gjerë kundër zyrtarëve të lartë të kreut të organizatës së futbollit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button