Sipas një sondazhi shumica e britanikëve janë pro daljes nga BE-ja

Sipas një sondazhi mujor, për herë të parë shumica e britanikëve duan që vendi i tyre të braktisë Bashkimin Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Sondazhi i bërë nga ORB për një gazetë të pavarur, zbuloi se 52 për qind e njerëzve besojnë se Britania duhet të dalë nga blloku 28 anëtarësh. Dyzet e tetë për qind duan që të mbeten në BE.

Është hera e parë që ORB tregoi se shumica janë për të dalë. Kompania bëri të njëjtën pyetje në qershor, korrik dhe shtator të këtij viti dhe secilën herë gjeti 55 për qind që favorizonin qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Evropian.

Pyetja e këtij muaji e cila u parashtrua pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris, zbuloi një ndryshim të gjeneratave gjatë përgjigjeve.

Një shumicë e qartë e të anketuarve nën moshën 34 vjeç janë pro qëndrimit në BE, ndërsa ata të moshës mbi 55 vjeç mbështesin  daljen e Britanisë nga BE-ja.

Mateu Goodwin, një profesor i politikës në Universitetin Kent, për The Independent tha se emigracioni ishte çështja kryesore për fushatën e referendumit të Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button