Moska: Herët është të jepen vlerësime lidhur me avionin e rrëzuar rus

ëdhënësi për mediat i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se ende është herët për të bërë vlerësime në lidhje me avionin luftarak rus i cili u rrëzua për shkak se shkeli rregullat e angazhimit në kufirin e Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Peskov në një deklaratë për gazetarët theksoi se kjo është një ngjarje shumë serioze. “Herët është për të bërë komente, supozime dhe vlerësime pa parë fotografinë e plotë. Për këtë arsye duhet të jemi të durueshëm. Kjo është një ngjarje shumë serioze, por pa patur informacionet e plota nuk është e mundur të thuhet diçka dhe kjo do të ishte gabim”, deklaroi Peskov.

Ai duke treguar se nga Ministria ruse e Mbrojtjes nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me shkakun e saktë të rrëzimit të avionit. “Ne jemi në dijeni të saktë se avioni ka qenë në hapësirën ajrore të Sirisë. Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes përdoret shprehja se ‘me shumë gjasa është goditur'”, thekson zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Sipas tij, nuk është i vërtetë lajmi se Presidenti rus Valdimir Putin ka mbledhur Këshillin e Sigurisë të Rusisë në lidhje me ngjarjen. “Putin këtë çështje mund ta cekë në takimin që do të zhvillojë ditën e sotme në Soçi me Mbretin jordanez Abdullah”, tha ai.

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë ka njoftuar se dy avionë luftarakë F-16 të forcave ajrore turke kanë ndërhyrë ndaj avionit që kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë pasi ishin bërë dhjetë paralajmërime brenda pesë minutave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button