NATO, takim urgjent pas rrëzimit të avionit luftarak rus

NATO do të mbajë një takim urgjent në Bruksel në orën 18:00 sipas kohës lokale të Turqisë të martën pas rrëzimit të avionit luftarak rus që kishte shkelur hapësirën ajrore turke, deklaroi një zyrtar i NATO-s për Anadolu Agency (AA).

“NATO-ja po monitoron situatën nga afër. Jemi në kontakt me autoritetet turke”, tha zyrtari i NATO-s.

Avionët turq rrëzuan një avion luftarak të prodhimit rus të llojit SU-24, pasi kishte shkelur hapësirën ajrore turke pranë kufirit jugor të Turqisë me Sirinë, thanë burimet presidenciale turke.

Avioni luftarak u rrëzua pranë qytetit turkmen të Bayirbucak në veriperëndim të Sirisë.

Ushtria turke tha se avioni i panjohur ishte paralajmëruar 10 herë brenda pesë minutash para se të goditet nga dy avionë luftarakë F-16.

“Një avion luftarak i panjohur që kishte shkelur hapësirën ajrore turke mbi rajonin Hatay të provincës Yayladagi në ora 09.20 (sipas kohës lokale të Turqisë) ishte alarmuar 10 herë në pesë minuta”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, duke shtuar se reagimi i F-16 ‘ishte në përputhje me rregullat e veprimit.

Në deklaratë më tej thuhet se avionët turq kanë patrulluar rajonin pasi kishin hasur avionin luftarak në ora 09:24 të mëngjesit sipas orës lokale.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, mund të vërehen se si dy pilotët në mënyrë të sigurtë braktisin avionin para se ai të goditet dhe të rrëzohet ku edhe shkaktoi një shtëllungë të madhe tymi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button