Rusia konfirmon rrëzimin e avionit luftarak SU-24

Ministria e Mbrojtjes të Federatës Ruse ka konfirmuar rrëzimin e avionit luftarak rus SU-24 në Siri pranë kufirit me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së Ministrisë ruse avioni ishte në një lartësi prej rreth gjashtë mijë metrash, dhe siç thuhet “me siguri është goditur nga toka”. Ministria ruse thekson se pilotët kanë braktisur avionin duke u hedhur me parashutë, kurse gjendja e tyre po monitorohet.

Pala ruse pretendon se avioni nuk ka dalë nga hapësira ajrore e Sirisë.

Avioni luftarak i prodhimi rus SU-24 u rrëzua në afërsi të kufirit turko-sirian pas dhjetë paralajmërimeve në pesë minuta, i cili hasi në dy avionë luftarakë turq F-16 të cilët e goditën këtë mëngjes rreth orës 9:30 sipas kohës lokale, thuhet nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë.

Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë me dy avionë lufatarkë F-16 këtë mëngjes rrëzuan një avion ushtarak pasi kishte shkelur hapësirën ajrore turke afër rajonit sirian Bayirbucak.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button