Shqetësimi i pasaktësuar mbetet dyshim!

[Recension: Policia keqtrajton disa familjarë të grupit të Kumanovës]

Shqetësimet të cilat gazetari i pranon nga folësit e tij, duhet t’i saktësojë në mënyrë që lajmi të reflektojë besueshmëri. Mos verifikimi i deklaratave dhe akuzave, bën që gazetari të jetë shpifës. Në të njëjtën kohë, pala e akuzuar gëzon të drejtën e prononcimit dhe në rast injorimi, gazetari përfundon i njënashëm.

Policia keqtrajton disa familjarë të grupit të Kumanovës screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Policia keqtrajton disa familjarë të grupit të Kumanovës”

Data dhe koha e publikimit: 18.11.2015

Data e recensionit: 19.11.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Lajmi që po recesojmë nuk përcakton vërtetësinë deklarative me asnjë dëshmi dhe si i tillë mbetet viktimë e mos saktësimit. Lexuesi nuk has në premisa të vërtetësisë në këtë lajm.

Të dielën policia maqedonase ka keqtrajtuar disa familjarë të pjesëtarëve të grupit të Kumanovës, që gjenden në burgun e Prilepit. Para se të realizojnë vizitën, policia i ka kontrolluar detajisht, duke ju hedhur gjërat që ua kanë dërguar familjarëve.

Citati në vijim është deklaratë e familjarëve. E njëjta nuk është verifikuar se i takon atyre dhe kjo krijon mos besueshmëri tek lexuesit. Gazetari është i obliguar që lajmin ta shkruaj duke iu referuar së paku tre burimeve. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një burim, i cili thirret në emër të një grupi ose familjarëve. Kjo për gazetarinë profesionale nuk është e pranueshme.

 “Me të arritur familjaret ne burgun e Prilepit u rrethuan nga njesia e policisë speciale duke i bastisur automjetet dhe hedhur gjësendet qe i kishim me veti nga automjetet. Aty ishin me dhjetëra policë, ndër ta kishte dhe shqipfolës e që hezitonin të flisnin shqip. Na bastisen po ashtu na vëzhguan deri sa përfundoj vizita, kurse ushqimet e të burgosurve na i kthyen mbrapa. Në këtë vizitë ishin familjarët e Muhamet Krasniqit, Valdet Zekes, Demë Shehut dhe Nexhmedin Likës”, thanë për “Lajm” familjarë të pjesëtarëve të grupit të Kumanovës.

Në raste si ky, të cilin e denoncojnë familjarët e të burgosurve, gazetari është i obliguar të kontaktoj avokatët mbrojtës. Këtu kemi të bëjmë me shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e institucioneve të mbrojtjes. Rasti është akoma i freskët për publikun dhe pohimet e këtilla duhet trajtuar me shumë kujdes. Kjo gjë mund të shkaktojë irritimin e situatës dhe përderisa mbetet e pakonfirmuar, është e kot dhe e padobishme. Dikush nga ata që e kanë përjetuar, publikisht, me emër dhe mbiemër duhet të dëshmonte për këtë.

Për të qenë edhe me transparent dhe i balancuar, qëndrim duhet pasur edhe nga policia dhe udhëheqësia e burgut në të cilin janë të burgosur personat e lartëpërmendur. Përfshirja e të gjitha palëve në lajm e bën lajmin të plotë dhe më të besueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button