Delegacioni i Maqedonisë për vizitë në Institucionet parlamentare të Kuvendit çek dhe slloven

Grupi i punës i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje të të cilit janë nënkryetarët Renata Desoska, Rafis Aliti dhe deputetët Sasho Vasilevski, Jasminka Damçevska, Nora Aliti, Talat Xhaferi dhe Jagoda Shahpaska, si dhe përfaqësuesit e Institutit parlamentar  të kuvendit të RM-së dhe zyrtarë nga sektore të tjera, qëndrojnë për vizitë pune në institucionet parlamentare të Kuvendit çek dhe slloven.
Prej sot deri më 27 nëntor në Pragë dhe Bratisllavë, përfaqësuesit e Maqedonisë do të përkushtohen në këmbimin e përvojave në lidhje me punën  e institucioneve parlamentare  dhe do të realizojnë takime pune me homologët e tyre parlamentarë, lajmëroi koprrenspondenti i MIA-s nga kryeqyteti çek.

Projekti për vendosje dhe zhvillim të Institutit parlamentar  në Kuvendin e RM-së është përkrahur nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe përkrahje të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI).

Vizita e Delegacionit parlamentar të Maqedonisë është në organizim të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) dhe Ambasadës zvicerane në Shkup. /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button