Tahiri: Nuk ka vend për panik, janë marrë të gjitha masat anti-terror

Me gjithë situatën e krijuar pas sulmeve të Parisit dhe masat e marra nuk ka vend për panik. Kësaj thirrjeje të kreut të shtetit, Nishani dhe Kryeministrit Rama, i bëri jehonë edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pas daljes nga raportimi në Komisionin e Sigurisë, mbledhje që u zhvillua me dyer të mbyllura.

Sipas Tahirit, masat e marra, prania e shtuar e uniformave blu në sheshe dhe armatimi i tyre, nuk korrespondojnë me një rrezik konkret.

Që prej të enjtes që shkoi, Policia e Shtetit është në gatishmëri. Në sheshe, pranë shkollave dhe zonave të frekuentuara nga një numër i madh personash, vihet re një prani më e madhe e forcave të policisë.

Për të koordinuar masat e marra dhe për të parandaluar çdo akt të munshëm terrorist, Presidenti i Bujar Nishani mblodhi Këshillin për Sigurinë Kombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button