A do të mund të lëvizim pa viza brenda BE-së me 2016

Ministrat e brendshëm të vendeve të Unionit Evropian u dakorduan të premten vonë për një sërë masash lidhur me menaxhimin e kufijve të jashtëm të zonës Shengen, të cilat ndryshojnë dukshëm menaxhimin e deritanishëm si dhe në përgjithësi politikën karshi emigrantëve. Sipas asaj që u deklarua pas takimit të ministrave të brendshëm, këto mase madje do të kenë edhe efekt për vet lëvizjen e qytetarëve të vendeve anëtare të Unionit. Është hartuar edhe skema kohore e zbatimit të këtyre masave, ndërsa si afat kohorë është dhënë fundi i këtij viti.

Kufiri i jashtëm i zonës Shengen do të jetë shumë rigoroz, kurse eliminohen hyrjet e veçanta qoftë në pikat kufitare të transportit rrugorë apo edhe terminaleve të aeroporteve, me anë të të cilave deri tani qytetarit e shteteve anëtare të Unionit, më shumë i nënshtroheshin një verifikimi formal të pasaportës. Këto hyrje të veçanta tani eliminohen, kurse rigoroziteti i kontrollit do të jetë i njëjtë sikurse edhe me qytetarët e vendeve jo anëtare. Parashihen kompetenca më të gjera të forcës së përbashkët policore EUROPOL, si dhe në përgjithësi në subkoordinim i obliguar që policitë e shteteve anëtare, do të kenë ndaj EUROPOL-it, shkruan Bota Sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button