Ivanov: Maqedonia do t’i kthej në Greqi refugjatët që do të dëbohen nga BE

Maqedoni ngriti mur në kufirin me Greqinë që të krijoj vetëm “një hyrje” për refugjatët e jo që ta mbyll kufirin, deklaroi presidenti Gjorgje Ivanov për gazetën greke “Katimerini”, njofton Portalb.

Gazeta shkruan se Maqedonia para disa ditëve ka filluar me punët ndërtimore, për shkak të druajtjes se mijëra refugjat do të ngelin të ngujuar në anën greke të kufirit.

Ivanov për gazetarët grek që vizituan Maqedoninë për shkak të krizës së refugjatëve ju ka kumtuar se Maqedonia do të vazhdoj t’i kthej në Greqi të gjithë refugjatët që do të dëbohen nga fqinjët tanë verior.

“Nëse shohim se vendet veriore evropiane e bëjnë këtë, ne do ta ndjekim shembullin e tyre”, deklaroi Ivanov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button