Poposki: Nuk do ta mbyllim kufirin

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki ka bërë thirrje që të rritet niveli i koordinimit mes Maqedonisë dhe Greqisë sa i përket çështjes së refugjatëve, njofton televizioni Shenja.

Ai kërkon që koordinimi nga niveli i komunikimit policor të ngritet në nivel të qeverive. Në takimin me gazetarët grek, Poposki ka thënë se kufiri nga ana e Maqedonisë nuk do të mbyllet dhe se refugjatët edhe më tej do të mund ta kalojnë atë, por do të duhet të ketë sistem të drejtuar ndërsa për këtë është e nevojshme koordinim më i madh me palën greke.

“Ne jemi të shqetësuar nga mbyllja e kufirit nga ana e Serbisë, sipas shembullit të vendeve tjera në veri nga ajo. Maqedonia është vendi i vetëm në të cilin refugjatët hyjnë nga një vend anëtare e BE-së dhe të zonës Shengen”, ka thënë Poposki në takimin me gazetarët grek.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button