107 vjetori i Kongresit të Alfabetit në Manastir!

Miq të dashur,

Shoqëria ,,Bashkimi ” nga Manastiri thirri me 14 Nëntor 1908 Kongresin e parë të përgjithshëm për diskutimin dhe miratimin e një Alfabeti të njësuar. Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti atdhetari nga Shkodran, Ndre Mjeda .

Tetë nga tetëmbëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe mësoi të fliste 13 gjuhë , mbi gjuhën Shqipe ai nuk vinte gjë tjetër, shkruan historia. Pra Kongresi nëntëditorë i Alfabetit në Manastir , diskutoi dhe miratoi Alfabetin e njësuar të Gjuhës Shqipe. URIME 22 Nëntorin Ditën e Alfabetit.

P.S.: Partia në pushtet, BDI, disa herë ka proklamuar se për objektin historik ku është mbajtur Kongresi i Alfabetit ,kanë efektuar mjete financiare solide nga buxheti për renovimin e saj,mirëmbajtjen dhe funksionimin, por fatkeqësisht mediat informojnë se muret e sajë vetëm qenkan bojatis si një talug arabaxhie kurse objekti ruinohet , e pra ku u treten gjithë ato para publike. Pushtetarë juve do të ju mallkojnë edhe shkronjat e gjuhës tuaj!?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button