Sela – Memedi: Aleanca për Shqiptarët, unifikon kërkesat shqiptare!

Me rastin e 107 vjetorit të alfabetit shqip Aleanca për Shqiptarët (LR PDSH-RDK) kanë organizuar manifestimin ku ishin të ftuar anëtarët e lëmisë së arsimit nga të dyja partitë.

Në manifestim u tha se Kongresi i Manastirit dhe vendimet e tij përbëjnë një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e re të popullit shqiptar, sepse në këtë Kongres u mblodhën përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe u morën vendime të rëndësishme për çështjen e alfabetit dhe për ato politike, që ndihmuan për ngritjen në një shkallë më të lartë të kulturës dhe të arsimit shqiptar, si edhe për bashkimin e personaliteteve shqiptare për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Në fjalën e tij kryetari i RDK-së Vesel Memedi, tha se Kongresi i Manastirit kujon pikërisht bashkimin e shqiptarëve për çështje të rëndësishme kombëtare.

Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela tha se Kongresi i Manastirit paraqet atë të unifikimit të gjuhës shqipe, dhe kuptohet që është pika që bashkon gjithë shqiptarët në Ballkan ose më saktë të Gadishullit Ilirik, ashtu siç na bashkon gjuha gjithë shqiptarëve në botë. Në manifestimin e sotëm një ekspoze për kronologjinë e ngjarjeve të rëndësishme për shqiptarët ka mbajtur albanologu Vebi Bexheti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button