Pagesa e taksave, Shqipëria zbret 11 vende, e lë pas vetëm Serbinë

Shqipëria ka zbritur 11 vende në Indeksin e Bankës Botërore për pagesën e taksave. Ne renditemi në vendin e 142, ndërsa një vit më parë mbanim pozicionin e 131. Sipas raportit, Shqipëria është vendi që ka njohur rritjen më të madhe në normën totale të taksave në harkun e një viti. Për taksat që paguajmë, ne lëmë pas vetëm Serbinë. Ndërsa të gjitha vendet e tjera të rajonit kanë bërë përmirësime, ku kryeson Maqedonia.

Shqipëria përkeqësohet me 11 vende në renditjen e Bankës Botërore për pagesën e taksave.
Indeksi i pagesës së taksave për vitin 2016, e rendit Shqipërinë në vendin e 142-të në mesin e 189 ekonomive të trajtuara në këtë raport.

Një vit më parë Shqipëria renditej në vendin e 131. Në rajon ecuria duket e ngadaltë për vendin tonë, ndërsa Maqedonia surprizon sërish.

Sipas këtij indeksi, Maqedonia zë vendin e 7-të në nivel global, Malin e Zi në të 64-tin, Kosova gjendet në vendin e 67-të.

Të vetmin shtet që kemi lënë pas në rajon, është Serbia, e cila renditet e 143.
Sipas raportit, Shqipëria është vendi që ka njohur rritjen më të madhe në normën totale të taksave në harkun e një viti.

Ne indeksin e Bankës Botërore vlerësohet norma totale e taksave që paguhen në vendin tonë është 36.5%, ndërkohë që një vit më parë kjo normë fiksohej në 31.2%.

Pjesën më të madhe, me 18.8% e zënë taksat e punës, e ndjekur nga taksat mbi fitimin që zënë 14.1%.

Shqipëria paraqitet sërish si vendi më pak konkurues në rajon.

Për sa i përket taksave më të larta, Shqipëria lë pas në rajon vetëm Serbinë, ku paguhet 39.7%.

Në Maqedoni norma fiksohet në 12.9%, në Mal të ZI në 21.6%, në Kosovë 15.2% dhe në Kroaci 20%.

Indeksi i pagesës së taksave, që kryhet nga Banka Botërore është i përvitshëm, transmeton Ora News.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button