Maqedonia kërkon ndihmë nga BE për shkak të fluksit të refugjatëve

Maqedonia, si një nga vendet që tranziton refugjatë, ka kërkuar ndihmë nga BE-ja për tu marrë me fluksin e madh të refugjatëve pasi ka filluar infiltrimi më i madh në pikat e hyrjes, njofton Faktor, transmeton Portalb.

“Maqedonia nuk donë të bëhet zonë qëndrimi ndërmjet Greqisë dhe BE-së. kemi frikë se refugjatët që nuk do të pranohet në perëndim të Evropës do të mbeten të bllokuar te ne. Ne nuk mund të merremi më këtë të vetëm. Kemi nevojë për ndihmën e BE-së.” – tha kryeministri Nikolla Gruevski gjatë vizitës së tij në Budapest.

Që dje, Maqedoni, ashtu si Serbia, kanë filluar të bëjnë përzgjedhjen e refugjatëve sipas kombësisë dhe t’i kthejë mbrapsht të gjithë përveç sirianëve, irakianëve dhe afganëve.

“Kjo masë është në dobi të të gjithë Ballkanit dhe të vendeve të Evropës Qendrore”, tha Gruevki. Sipas tij, situata me refugjatët në përgjithësi në rajon do të ndryshohet tani që Maqedonia ka filluar t’i përzgjedhë. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, që ka qëndrim të fortë ndaj refugjatëve, u zotua se Hungaria do t’ja mundësojë Maqedonisë ndihmën e kërkuar.

“Në kufirin e Gjevgjelisë, ka rreth 700 njerëz të cilëve nuk u lejohet hyrja kurse të tjerët pranohen sipas procedurave të zakonshme.” – njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button