Arian Ademi dënohet me katër vjet suspendim nga futbolli

Futbollisti shqiptar i Dinamo Zagrebit, Arian Ademi, është dënuar me katër vjet suspendim nga futbolli.

Vendimi është marrë nga UEFA, organi më i lartë i futbollit evropian që njëherit, është dënimi më i lartë i shqiptuar nga UEFA.

Dyshimet në Ademin filluan nga ndeshja në Ligën e Kampionëve ndaj Arsenalit, për të cilin më pas kishte folur edhe trajneri i Topcinjëve, Arsene Wenger.

Kroatët kanë mbetur të shokuar me këtë vendim kundër futbollistit shqiptar, dhe sipas të gjitha gjasave ka përfunduar karrierë profesionale prej futbollisti.

Në momentin kur dënimi t’i skadojë Ademit, ai do të jetë atëherë 28 vjeç, derisa mediat kroate tani më kanë filluar të shkruajnë se Dianmo Zagrebi do të shkëpus kontratën me 24 vjeçarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button