KE: Bojkoti i LSDM-së nuk rrezikon raportin pozitiv

Komisioni Evropian i bëri thirrje Republikës së Maqedonisë që të vazhdojë dialogun politik dhe para së gjithave implementimin e rekomandimeve për hetimin e ngjarjeve të Kuvendit nga dhjetori i vitit 2012.

Gjatë kësaj rekomandojnë se  bojkoti i paralajmëruar i Kuvendit nga ana e opozitës LSDM-së dhe protestave të reja, megjithatë nuk do të ndikojë në progres-raportin që do të publikohet nesër.

Siç njoftoi  korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, protestat e sotme dhe paralajmërimi i bojkotit të ri të dhomës ligjvënëse nga ana e partisë sonë më të madhe, në Bruksel shihet si  tashmë një praktikë e rregullt nga ana e socialdemokratëve, prandaj bëjnë thirrje në funksionimin e parlamentit.

“Të rikujtojmë se muajt e fundit në vendin tonë u tregua se mund të arrihet dialog, kompromis dhe vullnet politik. Pikërisht kjo duhet që të bëhet  rregul dhe normë politike në vend.

E rëndësishme është që partitë dhe të gjithë të tjerët të punojnë në implementimin e rekomandimeve nga Komisioni për hetimin dhe kjo punë do të vazhdojë, që do ta përmrësojë funksionimin e parlamentit dhe funksionimin e institucioneve demokratike në vend”, thotë Peter Stano, zëdhënësi i eurokomisarit për zgjerim të Shtefan Fyle, në deklaratën për MIA-n.

Sipas Stano për eurokomisionin nuk është rregull dhe praktikë që të komentojë proceduart që janë në vazhdim,  lidhur me arrestimin e kryetarit të Këshillit të komunës Qendër Mirosllav Shipoviq.

Zëdhënësi i Fyles nuk donte të komentonte, por burime të larta nga Komsioni konfirmojnë se kjo krizë e re që LSDM-ja dëshiron që të krijojë në Maqedoni, megjithatë nuk ndikon në progres-raportet për vendin që  gjatë ditës së nesërme do ta publikojë KE-ja.

Sipas burimeve tona, një sjellje e tillë e LSDM-së  është tashmë një praktikë e rregullt, se ata fillimisht bojkotojnë dhe pastaj kthehen në Kuvend, prandaj që vetëm nëse sot apo nesër situata   nuk eskalon  në bllokim të plotë të sistemit të shtetit, veprimtaria e partisë më të madhe opozitare, për fat të mirë, nuk do ta rrezikojë raportin dhe  rekomandimin e ri pozitiv, të pestin me radhë, për Maqedoninë që të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Lajme të ngjashme

Back to top button