Rriten çmimet e fasules dhe qepës
Enti Shtetërorë për Statistika ka vërejtur se gjatë muajit shtator për dallim nga ai i vitit të kaluar janë rritur çmimet e disa produkteve ushqimore. Është rritur çmimi i fasules, qepës, trangujvej, portokajve, nëpër tregjet e vendit ndërsa është ulur çmimi i domateve, lakrës dhe lulelakrës.
Sipas Entit për Statistika një kilogram fasule në tregjet e gjelbërta kushton 142.36 denarë për dallim nga viti i kaluar ku një kilogram ka kushtuar 120.3 denarë.
Në tregjet me shumicë, në muajin shtator 2013, për dallim nga muaji i njëjtë vitin e kaluar rritje të çmimeve janë vërejtur tek orizi, qepa, trangujt dhe bananet ndërsa ulje të çmimeve është vërejtur tek domatet, lakra dhe shalqiri.