Shkup, gazetarët do të protestojnë nëse nuk përfshihen në bisedime

Ndryshimet më të reja të Kodit zgjedhor lidhur me mediat të miratuara në procedur jotransparente, duke i vënë mediat dhe gazetarët para aktit të kryer janë skandaloze dhe të papranueshme, kështu është shprehur numri një i Shoqatës së gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmani, në lidhje me bisedimet e fundit që po zhvillohen në mes partive, ku temë diskutimi janë mediat, raporton Portalb.

“Rritja e gjobave për mediat hap shumë dyshime, por një është e sigurt, se do të shtohet presioni ndaj mediave. Prandaj, kërkojmë që këto zgjidhje të rishqyrtohen. Poashtu, fuqishëm kundërshtojmë për cfardo rregullimi me ligj të portaleve. Nuk mund imponohet legjislacioni i njëjtë për media të ndryshme. Dënime deri më 8 mijë euro për portalet apo mediat e shtypura do të thotë mbylljen e tyre, që ne nuk e tolerojmë në asnjë mënyrë”, tha Selmani.

Ai fton publikisht lehtësuesin Piter Van Hojte që menjëherë të përfshijë edhe gazetarët në bisedime.

“Është e papajtueshme që partitë politike të vendosin për mediat prapa shpinës se gazetarëve dhe mediave. Nëse nuk përfshihemi në bisedime dhe nuk rishqyrtohet zgjidhjet do të protestojmë para Klubit të deputetëve. Poashtu do të ftojmë mediat të bojkotojnë zgjidhjet që do të dalin nga bisedimet e partive dhe partitë le të organizojnë zgjedhje të lira dhe demokratike pa gazetarët dhe median”, theksoi Selmani, informon Portalb.

Edhe nga Sindikata e gazetarëve kanë shprehur revoltën për mospërfshirjen e përfaqësuesve të medias në bisedime. “Ne organizatat e mediave nuk do të qëndrojmë duarkryq dhe nuk do të lejojmë të na japin zgjidhje ata rregullimin e mediave e kuptojnë si tentim për dënime, censurë dhe aplikim selektues të drejtësisë”, tha Tamara Çaushidis nga Sindikata e gazetarëve.

“Nuk është qëndrim i VMRO-DPMNE-së për rritjen e dënimeve”, tha Ilija DImovski.

Ky i fundit nuk ka dhënë qëndrim në lidhje me atë se a e përkrah VMRO-DPMNE përfshirjen e mundshme të organizatave të medias për përfshirje në bisedime, ku po diskutohet për mediat./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button