Ndihmë humanitare nga çekia për refugjatët nëpër Maqedoni

Zyrtarisht do të dorëzohet dërgesa e dytë e ndihmës materiale, e dërguar me vendim të Qeverisë së Republikës së Çekisë për mbështetje të Qeverisë së maqedonisë në sigurimin e qasjes adekuate humanitare ndaj refugjatëve që lëvizin përmes territorit të Maqedonisë sipas trasesë së ashtuquajtur ballkanike.

Në dorëzimin e ndihmës materiale në terminalin Fershped në Shkup do të marrë pjesë ambasadori i Republikës së Çekisë, Mirosllav Ramesh.

Vlera e përgjithshme e dërgesës së dytë të ndihmës materiale çeke, që përfshin 10.000 batanije, 500 thasë, 5.000 pelerina, 4.880 foli mbrojtëse izotermike dhe 2 gjeneratorë për energji, tejkalon 86 mijë euro.

Dërgesa e parë e ndihmës humanitare nga Çekia që përbëhet nga 10 tenda me kapacitet të madh me pajisje të kompletuar në vlerë prej mbi 38 mijë euro.

Transportin e dy dërgesave e sigurojnë punonjësit e Shërbimit për shpëtim nga zjarre i Republikës së Çekisë, ndërsa në dërgesën e dytë bëhet fjalë për katër kamionë me rimorkio. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button