SHBA pauzon planin për pranimin e refugjatëve nga Siria

Të enjten u miratua legjislacioni që do të pauzojë planin e administratës së Obamës për të pranuar të paktën 10.000 refugjatë sirianë gjatë vitit të ardhshëm.

Ligjvënësit miratuan projekt-ligjin 289-137 me 242 republikanë dhe 47 demokratët votuan në favor. Kurse dy republikanët dhe 135 demokratë votuan kundër.

Bazuar në vazhdën e sulmeve terroriste në Paris, do të kërkohet nga Sekretari i Sigurimit të Vendit, drejtorit të FBI, dhe Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare për të vërtetuar kontrollin e të gjithë refugjatëve nga Iraku dhe Siria dhe të vërtetojnë se ata nuk kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Paul Ryan, R-Wisconsin dhe udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell, R-Kentucky, thanë më herët këtë javë se plani duhet të ndalet derisa administrata forcon procesin e verifikimit për refugjatët hyrës.

Nga ana tjetër, Presidenti Obama, qëndron pas planit dhe e mbrojti të njëjtin me një seri të postimeve në Twitter.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button