Nishani: Pamjet e fundit keqpërdoren nga kundërshtarët e Kosovës ( Video)

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në një intervistë për RTV Dukagjinin ka komentuar situatën e fundit në Kosovë, pas protestave dhe imazheve që janë parë kohëve të fundit në vendin tonë.

Nishani ka pasur porosi të qarta për liderët e të gjitha partive politike në vend, sidomos për liderët e partive opozitare, duke thënë se protestat e dhunshme në rrugë dhe sheshe nuk janë zgjidhja e duhur.

Sipas presidentit shqiptar imazhet e fundit, do të keqpërdoren nga ata që nuk ia duan të mirën Kosovës.

“Nuk besoj se imazhet e fundit e ndihmojnë dhe e nderojnë shtetin e Kosovës, përkundrazi, keqpërdoren keq shfrytëzohen nga ata të cilët nuk e duan fort Kosovën. Mos të harrojmë se Kosova nuk i ka të gjithë miq. Shqiptarët kanë edhe të tjerë që nuk janë shumë miqësorë më shqiptarët. prandaj askush të mos i jep mundësi të padrejta për t’i keqpërdorur në funksion të frenimit të shpejtësisë së lëvizjes së shqiptarëve’, ka thene Nishani.

Duke folur për protestat e tri partive opozitare,  VV AAK dhe NISMA, Nishani ka thënë se është e drejtë e secilit që të shpreh dyshimet dhe kërkesat për marrëveshjet,  por që zgjidhja, sipas tij për të gjitha mosmarrëveshjet është vetëm brenda debatit në institucionet e Kosovës .

“Kosova ashtu si Shqipëria ashtu siç edhe vendet e tjera të Ballkanit, sic vendet e tjera të Evropës, kanë zgjedhur një sistem të caktuar politik dhe kemi pranuar të jetojmë në një shoqëri të organizuar mbi bazën e institucioneve. Ndaj mos marrëveshjet diferencat e pikëpamjeve diskutohen debatohen në institucione dhe natyrisht marrin prioritete dhe marin përparësi në momentin kur sovrani në procesi në votimeve të liria dhe demokratike përcakton se cila është vizioni që shumica mbështet, cili është objektivi që shumica mbështet. Pra duke i diskutuar çështjet ne nuk mundemi që të gjithë duhet të kemi të njëjtën ide të njëjtën pikëpamje sepse në fund të fundit kjo është pikëpamja që ofron demokracia dhe liria e të shprehurit dhe të menduarit”, ka thënë Nishani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button