Haradinaj: Ndaluni sa nuk është bërë vonë për Kosovën

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Policia në protestën e së mërkurës ishte në shërbim të pushtetit dhe qëllimi i tyre ishte ta arrestojë opozitën.

Sipas Haradinajt, opozita nuk do të ndalet deri në tërheqje të marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Ai thotë se kundërshtimi i opozitës do të vazhdojë edhe nëse arrestohet e gjithë opozita.

“Dje ajo që ndodhi ishte paralajmëruar nga shefat e pushtetit. Policia u vu në shërbim ta arrestojë opozitën që në Kuvend paraqesin mendim ndryshe. Për këtë arsye ka ndodhur reagimi i opozitës. Kundërshtimi ynë politik për këto tema të dëmshme do të vazhdojë edhe nëse Mustafa, Thaçi, Veseli e Shpend Maxhuni janë në gjendje ta arrestojnë krejt opozitën. Thirrja ime për ta është: ‘Ndaluni sa nuk është bërë vonë për Kosovën’”, ka thënë Haradinaj pas takimit me liderët tjerë të opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button