Maqedonia në kohabitime skandaloze!

Miq të dashur ,

Ashtu edhe siç e kemi trajtuar mundësinë e sabotimit të Marrëveshjes së Përzhinos nga ana e VMRO-DPMNE-së, tani vetëm e ritheksojë se Maqedonia tani është në fazën e kohabitimeve skandaloze të organeve përkatëse të këtij vendi. E gjithë kjo është çështje në detaje e menduar për të stërzgjatur zbatimin e realizimit të kësaj marrëveshje ,kryesisht të pengimit të sundimit të së drejtës lidhur me lëndët që eventualisht do të procedohen nga ana e Prokurorisë Speciale.

Miq të dashur, sabotime dhe ndërhyrje skandaloze sa po kanë filluar në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në mes zv/ministrit plotësues të VMRO-DPMNE-së kundruall ministrit të këtij dikasteri. Kështu pakuptimësi por në fakt veprime mirë të menduara do të ketë edhe në dikasteret tjera ku ka të emëruar zv/ministër plotësues. Këta me qëllim do të keqpërdorin përmbajtjen e ligjit edhe ashtu të pakuptimtë ,vetëm e vetëm për të bllokuar apo minuar punën e ministrave.

Dua të shpreh ndonëse edhe skepticizmin e rezervuar për zbardhjen e krimeve të bëra me anë të shpërdorimit të pushtetit nga kjo qeveri këtë decenie të cilat mund edhe të stërzgjaten deri në pakufi. Dua të vë publikisht në spikamë faktin se pushtet mbajtësit në qeveri pa dyshim se kanë ndikim në shumicën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe se është shumë e mundshme që kjo gjykatë ose mund të suspendojë ndonjë nga dispozitat e Ligjit për Prokurorinë Speciale ose të abrogojë ligjin si tërësi. Këtë prejudikim po e bëjë në frymë të asaj vetëm të së drejtës për të shprehur mendimin e lirë ndërsa e kam plotësisht të qartë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare të cilat për shkak të legalitetit detyrimisht duhet të zbatohen kurse kjo nuk do të thotë se nuk duhet edhe të komentohen. Pra stërzgjatja do mund të realizohet si skenarë edhe me anulimin e ndonjë nga nenet e ligjit. Pra duhet të pritet që kjo gjykatë a do të respektojë Rregulloren për punën e sajë që vetë e ka të aprovuar për të sjellë Aktvendim në afat, lidhur me iniciativën e Todor Petrovit, pra Aktvendim se a do të procedojë lidhur me iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për Prokurorinë Speciale apo Aktvendim për mos ngritjen e procedurës për vlerësim. Nëse nuk do ti respektoj afatet e Rregullores, pra ata ti sjellë në tajminge sipas diktatit politik, atëherë duhet vënë në dyshim këtë Gjykatë të ndikuar politikisht.

Ndërsa si tërësi e ndaj mendimin se ligji në fjalë në asnjë mënyrë nuk është në kundërshtim me kushtetutën. E gjithë kjo katrahurë juridike dhe politike ka të bëjë me atë se nuk janë të definuar edhe trupat nga gjykatësit që do të procedojnë eventualisht ngritjen e akuzave nga Prokuroria Speciale. Kjo akoma është e padefinuar. Duhet theksuar se në Maqedoni ka numër të konsiderueshëm të gjykatësve dhe prokurorëve që e njohin zanatin e tyre dhe punën e kryejnë me nderë por këto profile janë të margjinalizuar dhe në pah të kësaj sfere të pushtetit janë manipulantët dhe dallaveraxhinjtë të cilët zbatojnë urdhrat e politikës së dinastisë Gruevsk- Mijallkov. E kam theksuar edhe më parë, VENI RE po që se prokuroria dhe gjykata nuk do të jenë ekspeditiv me veprat më të rënda sa për të hapur procedurat para zgjedhjeve edhe atë duke shqiptuar paraburgimet, nuk ka dyshime se në listat për kandidat të mundshëm për deputet edhe atë të ranguar për mandate të sigurta, do të jenë hajdutokratët më të dyshuar të VMRO-DPMNE dhe BDI-së.

Kjo edhe atëherë nuk do të thotë se nuk do të mund të nxjerrjen para drejtësisë por çështjet do të komplikohen më shumë. Andaj ,kësaj kaste politike punët kur komplikohen dhe kur mjegullohen u konvenon më shumë. Këta punë kështu do ta kenë rrjedhën, e vetmja shpresë mbetet vetëm faktori ndërkombëtarë nëse do ta ketë monitorimin direkt për ta realizuar sundimin e së drejtës për këto vepra. Prandaj eventualisht edhe fitorja e zgjedhjeve nga këta dy parti më 24 Prill 2016, nuk do të thoshte zgjidhje të krizës por përkundrazi tek atëherë thellimin e krizës në përmasa të paparashikueshme. Andaj do të jetë një moment politik eventual shumë më i vështirë atëherë kur nuk ke se çfarë të bësh me fitoren se sa me humbjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button