SHBA, miliona dollarë për ata që ndihmojnë në kapjen e njërit nga liderët e DAESH-it

Qeveria amerikane ka njoftuar se do të japë shpërblim në miliona dollarë për ata që ndihmojnë në kapjen e Ebu Muhammed el-Shimali njërit prej liderëve të organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit njoftohet se në kuadër të programit “Shpërblim për Drejtësi” do të jepet një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kapjen e Shimalit i cili ka një rol të rëndësishëm për çështjen e rekrutimit të luftëtarëve të huaj për DAESH-in në Siri.

Në deklaratë vihet në dukje se Shimali që nga viti 2005 punonte për Al-Kaedën dhe më pas për DAESH-in.

“Tani Shimali është njëri nga liderët e rëndësishëm në njësinë mbështetëse të logjistikës dhe refugjatëve të DAESH-it”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Departamenti ndër të tjera ka theksuar se Shimali mundëson kalimin e luftëtarëve të huaj nëpërmjet Turqisë dhe qytetit Xherablus të Sirisë.

Zyra e Sigurisë diplomatike e cila operon për Departamentin amerikan të Shtetit në kuadër të programit “Shpërblime për Drejtësi” që nga viti 1984 ka kryer pagesa me një vlerë prej 125 milionë dollarëve ndaj 80 personave.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button