Njësitë speciale rrethojnë Kuvendin dhe qeverinë e Kosovës

Forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë rrethuar tashmë ndërtesat e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Pjesetarët e njësive speciale, po qendrojnë në gjendje gatishmërie, pas paralajmërimit të opozitës për protestat që priten të rinisin sot, në kryeqytetin kosovar.

Protesta e opozitës së fundmi erdhi pas arrestimit dhe caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh si e dyshuar për veprën penale të përdorimit të armës apo mjeteve te rrezikshme në ambiente publike.
Vepra penale që i është ngarkuar deputetes së arrestuar tashmë, dhe 3 të tjerëve për të cilët është lëshuar fletë-arresti, i rrezikon ata të marrin dënim deri në 10 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button