Tabanoc, serbët i lëshojnë vetëm refugjatët që vijnë nga Siria dhe Afganistani

Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” autoritetet serbe kanë vendosur që të mos lëshojnë të gjithë refugjatët të kalojnë. Siç mëson ALSAT-M serbët i lejojnë të kalojnë vetëm refugjatët që vijnë nga zonat e prekura nga lufta, përkatësisht sirianët dhe afganët., ndërkohë gjithë të tjerëve ju pamundësohet që të futen në territorin e Serbisë.

Ky vendim i palës serbe ka shkaktua një tollovi dhe kaos në vendkalimin kufitar Tabanoc.

Pjesëtarët e OJQ-ve që janë në Qendrën për pranimin e refugjatëve në Tabanocë thonë se numri i refugjatëve nuk mund të përballohet dhe se ata kanë nevojë për ndihma shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button