Gruevski: “Programin zgjedhor do ta formulojmë bashkë me qytetarët”

VMRO-DPMNE sot prezantoi fillimin e fushatës për mbledhje të ideve nga qytetarët për programin e ri zgjedhor të partisë së tij, njofton MIA, transmeton Portalb.

“Programin, sot fillojmë ta shkruajmë së bashku. Dëshiroj aktivizim, iniciativë, bombardime me ide në të cilat fuqishëm do të përkushtohemi dhe do të përleshemi fytafytas që t’i realizojmë. Nuk premtojmë çudira, premtojmë punë të mundimshme.” theksoi kryetari i VMRO-­DPMNE­-së, Nikolla Gruevski .

Ai kërkoi që qytetarët të jenë pjesë e programit të VMRO-­DPMNE-­së për zgjedhjet parlamentare 2016­ 2020 dhe premtoi se VMRO­DPMNE niset në cikël të ri, në mënyrë me përgjegjësi dhe vendosshmëri në përpilimin e programit të ri real, i cili, sipas Gruevskit, do të jetë më gjithëpërfshirëse dhe do të paraqesë hap të ri revolucionar në bisedën politike në Republikën e Maqedonisë.

Gruevski theksoi se kundërshtarët do të premtojnë çudira, sepse, sipas tij, nuk kanë zgjidhje tjetër, por, populli është i mençur dhe din të dallojë çka është e realizueshme dhe çka jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button