Hollande: Franca është në luftë, kundërshtar ka DAESH-in

Presidenti i Francës, Francois Hollande në një fjalim televiziv sërish theksoi për nevojën e formimit të koalicionit të gjerë, i cili do të punojë bashkërisht në luftën kundër DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Hollande përsëriti qëndrimin se Franca pas sulmeve terroriste më 13 nëntor në Paris është në luftë, ndërsa kundërshtari i saj është organizata DAESH dhe terrori që ajo mbjell. Sipas tij, organizata terroriste DAESH është kërcënim për mbarë botën, e cila ka bërë masakra edhe në Lindjen e Afërt.

Presidenti francez mbajti fjalimin e tij pas aksionit policor shtatë orësh në paralagjen Saint Denis në Paris, për shkak të dyshimit se në një banesë gjendet organizatori kryesor i sulmeve terroriste në Paris.

Në fund ai shtoi se avion transportuesja franceze “Charles de Gaulle” ka lundruar me qëllim që të ndihmojë operacionet ushtarake të Francës kundër DAESH-it në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button