Pas kërcënimeve anonime, Air France devijon dy fluturime nga SHBA

Dy avionë të kompanisë ajrore Air France kanë devijuar fluturimet nga Shtetet e Bashkuara të martën mbrëma pasi që kjo kompani ajrore mori dy kërcënime anonime, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për avionin Airbus A-380 i cili mbrëmë vonë është nisur nga Los Angeles, pas së cilës u devijua në drejtim të Salt Lake City-t në Utah, ku ekuipazhi dhe pasagjerët u transferuan në terminalin e aeroportit. Avioni ku ndodheshin 497 pasagjerë ishte planifikuar të bënte ulje në aeroportin “Charles de Gaulle”, që është kryeqendra e kësaj kompanie në Francë.

Gjithashtu, të martën mbrëma avioni i Air France i cili është nisur nga Dulles, në afërsi të Washingtonit është ridjertuar në drejtim të aeroportit ndërkombëtar “Halifax” në Kanada pas së cilës pasagjerët, 298 prej tyre, dhe ekuipazhi braktisën avionin.

Siç raporton CNN, i cili bazohet në të dhënat e zyrtarit anonim amerikanë, të dy fluturime janë devijuar për shkak të kërcënimeve me bomba.

Në anën tjetër, nga Air France njoftojnë se fluturimet e avionëve “janë devijuar për shkak të kërcënimeve anonime të raportuar pas fluturimit të të dy avionëve”. Gjithashtu nga transportuesi ajror francez thanë se në lidhje me këtë rast ka nisur edhe hetimi.

Incidentet ndodhën pas sulmeve terroriste të javës së kaluar në Paris, ku humbën jetën 129 persona, ndërsa mbi 350 janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button