Kurti e Haxhiu nuk janë arrestuar

Siç merr vesh KTV-ja, operacioni i bastisjeve së banesave të Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, nuk ka rezultuar me arrestimin e ndonjërit prej tyre.

Në momentin kur u bastis banesa e Albin Kurtit në të nuk ndodhej askush, merr vesh KTV-ja.

Është arrestuar para pak minutash deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar ndaljen e përndjekjes së deputetëve opozitarë.

Në një reagim të publikuar, VV-ja ka thënë se policia po i përgjigjet urdhrave të kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, të cilët sipas tyre, janë të gatshëm ta shndërrojnë Kosovën në shtet policor, vetëm që të mos heqin dorë nga pushteti i tyre dhe nga marrëveshjet me Serbinë.

“Deputetja Kadaj – Bujupi duhet liruar menjëherë dhe përndjekja ndaj opozitës duhet të përfundojë. Ne nuk do të ndalemi pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë, pavarësisht sa larg është i gatshëm të shkojë pushteti, në mbrojtje të ‘Zajednicës’”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button